Vizita e Shreder në Tiranë (22 Shtator 1999)
Ka shkelur për herë të parë tokën shqiptare Kancelari Gjerman Gerard Shreder. Në Aeroportin e Rinasit Shreder është pritur me nderime ushtarake nga homologu shqiptar Majko dhe Ministrat e kabinetit të tij. Lëvizja me helikopter nga Rinasi në Tiranë e dy Kryeministrave është bërë në masa të rrepta policore. Pas uljes në Pallatin e Brigadave dy delegacionet kanë lëvizur në drejtim të Kryeministrisë ku janë zhvilluar për 20 minuta bisedimet zyrtare.
Shcreder shoqërohej nga ministi i shtetit për punët e jashtme Volver dhe sekretari i shtetit Selhei dhe një grup i mad biznesmenësh gjermanë. Majko e ka cilësuar vizitën e Shreder të veçantë jo vetëm për ndihmën gjermane për Kosovën por edhe në kuadër të Paktit të Stabilitetit.
Kancelari gjerman Shreder ka vlerësuar rolin e Qeverisë Shqiptare gjatë krizës së Kosovës dhe ka premtuar realizimin e shpejtë të kërkesës shqiptare për Asocim në Bashkimin Europian. Shreder ka vlerësuar luftën antikrim dhe antikorrupsion të Qeverisë Shqiptare e cila do të nxisë investimet e huaja veçanërisht ato gjermane. Telekomi Gjerman synon të përfitojë nga privatizimi i AMC-se ka theksuar Shreder./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame