Vizita e Xhanfranko Finit në Tiranë (28 Janar 1999)
E palajmëruar një javë më parë zhvilloi në Tiranë një vizitë pune kreu i Aleancës Nacionale Italiane, Xhanfrankro Fini. Fillimisht ai është pritur në selinë e demokratëve nga kryetari i Partisë, Sali Berisha, prej të cilit ai mori dhe ftesën e kësaj vizite.
Qeveria shqiptare është e vendosur për të luftuar trafikun e klandestinëve , ky është premtimi i Kryeministrit Majko për liderin e Aleancës Nacionale Italiane, Fini. Fini u shpreh se Shqipëria nuk është e vetmja përgjegjëse për trafikun ndërkombëtar të klandestinëve ndaj duhet ndihmuar me të gjitha mjetet. Ai u takua dhe me përfaqësuesit e grupimit Bashkimi për Demokraci dhe me krerët e së Djathtës së Bashkuar.
Në takimin me Presidentin Mejdani, Fini ka vlerësuar të domosdoshme mbështetjen europiane dhe italiane për Shqipërinë në përballimin e pasojave të konfliktit kosovar. Fini i ka dhënë mbështetje të plotë propozimit të Berishës për paktin mbarëkombëtar për luftën kundër krimit të organizuar./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame