Vizita në “errësirën” e “Shtëpisë së Gjetheve”


Vizita në “errësirën” e “Shtëpisë së Gjetheve”

15:30 04/06/2019

Instalimi 50-vjeçar i diktaturës në Shqipëri i dedikohet edhe kësaj ndërtesë. Një kontroll total mbi mendjen, mbi trupin dhe mbi shpirtrat e shqiptareve. Ishte ky qëllimi i diktaturës që përdori përgjimin si një aleat. Shtëpia e gjetheve e kthyer në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve ka sot kureshtjen e turisteve te huaj qe njohin përmes tij një nga pjesët më të errëta, por edhe absurde te historisë së vendit tonë.

I ndarë në 9 sektore, shtëpia e gjetheve rrëfen me video, aparatura dhe dokumente sesi u përgjuan, kontrolluan dhe spiunuan njerëz të pafajshëm gjatë regjimit komunist. Për turistët e huaj përballja me këtë pjesë të errët të historisë shqiptare është sa e çuditshme, aq edhe e rëndësishme për t’u njohur nga e gjithë bota.

 -“Më dha një ndjesi të çuditshme teksa lëviza nëpër dhomat ku me qindra  njerëz janë torturuar. Sigurisht që është shumë e padrejtë ta portretizosh tjetrin si armik të një sistemi politik vetëm se do të shpreh ndjesitë dhe kritikat e tij”.

-“Për fat të keq nuk pata mundësi të lexoja të gjithë informacionin, por ishte përballje e fortë emocionale të shikoje pajisje dhe kamera që tregojnë një të shkuar të hidhur.

-“Është shumë interesante të shikosh një godinë që tregon shumë për të kaluarën. Mbart një pjesë të errët të historisë botërore jo vetëm shqiptare, ndaj është impresionuese kur e sheh nga afër”.

-“ Mendoj se është shumë e rëndësishme që të mësojnë shqiptarët dhe e gjithë bota se çfarë ka ndodhur në të kaluarën në mënyrë që të mos ndodhë sërish.” 

Interesi për të mësuar rreth së kaluar ka ardhur gjithnjë e në rritje. Deri në 25 maj të këtij viti 2139 vizitorë kanë parë nga afër shtëpinë e gjetheve, krahasuar me 1920 vizitorë gjatë Majit të 2018-ës.

Tv Klan






Të ngjashme