Vizita në Shqipëri, hetim Presidentit kroat
Komisioni i Konfliktit të Interesit po verifikon shpenzimet
Komisioni i Konfliktit të Interesit në Kroaci ka nisur hetimet për shpenzimet e kryera nga Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, gjatë vizitës së tij në Shqipëri në 12 dhe 13 Gusht.
Zyra e Presidentit Milanoviç, në përgjigjen që i ka kthyer pyetjeve të Komisionit të Konfliktit të Interesit, sqaron se vizita u zhvillua me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Presidenca sqaron se vizita ishte pjesë e ushtrimit të detyrave të tij presidenciale dhe se shpenzimet e udhëtimit që kanë të bëjnë me transportin janë mbuluar nga buxheti i shtetit.
Për sa i përket kostove të akomodimit, zyra e Milanoviç sqaron se Presidenti i Republikës së Kroacisë qëndroi në një nga rezidencat qeveritare të Republikës së Shqipërisë.
Zoran Milanoviç nuk ofroi asnjë shërbim këshillimi për Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë. Presidenti e ka thënë këtë publikisht në disa raste.
Tv Klan