Vizita zyrtare e kryeministrit Sali Berisha në Bruksel
Autori: Blendi Fevziu
23:31 15/04/2010Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka realizuar një intervistë me kryeministrin Sali Berisha në Bruksel. Berisha ka përfunduar në orët e vona të mbasdites, vizitën e tij zyrtare ku ka dorëzuar pyetësorin e plotësuar të Shqipërisë, për Bashkimin Europian, një pyetësor prej 3854 faqesh dhe 2284 përgjigjesh. Kryeministri gjatë intervistës së zhvilluar ka folur për vizitën e tij në Bruksel, por edhe zhvillimet e tjera politike të këtij muaji.
Në fillim të intervistës, Sali Berisha u shpreh: Një ditë historike dhe e shënuar për çdo shqiptar, ditë në të cilën, Shqipëria dorëzoi përgjigjet e 2284 pyetjeve në 3854 faqe, që përbën librin më të madh të shkrojtur mbi të vërtetat shqiptare në tërë historinë e kombit./tvklan.al