Vizitat e politikanëve, flasin refugjatët kosovarë (18 Prill 1999)


Vizitat e politikanëve, flasin refugjatët kosovarë (18 Prill 1999)

12:27 18/04/1999

Flasin refugjatët kosovarë për gjendjen e tyre pas ardhjes së vizitave të politikanëve të ndryshëm.

Refugjati: Prej Demirelit që ka qënë ka ndryshime, si nga ushqimi, si nga teshat na kanë pru dhurata prej Turqisë. Ndërsa Kryeministri, ka ndiku të Kryeministri, që do pastërtinë e do gjona janë rregullu. Si në fillim kur kemi ardhur nuk ka pasur dushe, ujë. Ne morëm Bukoshin, dje ka qënë ai, prej dje bon vaki mas ca kohe bohen ndryshime.

Refugjati tjetër: Jo asgjë s’ka ndryshu prej fillimit, të Martën i bëjmë tre javë që kena ardhë këtu, sistemin e njejtë e kena s’ka ndryshu. Edhe pse ka ardhur Kryeministri, edhe pse ka ardhë Pandeli Majko, Bujar Bukoshi, Presidenti Rexhep Mejdani, kurrfarë ndryshimi s’kena pasë. Atë sistem prej fillimit deri sot ashtu e kemi.

Gazetarja: A mendoni se ka vend për të ndryshuar diçka?

Refugjati: Momentalisht unë s’po di kushtet se çfarë kushtesh ka shteti si shtet këtu. Ndihmat e Gjysëm Hanës së Kuqe që na i kanë pru na i kanë lyp me i çu prapë aty gjoja se na i bëjnë, i bëjmë gjellat për ju e bjerna vojin, bjerna orizin e bjerna këto. Ato kanë ardhur të paketume ato kanë ardhë për neve.

Refugjati tjetër: Jo, jo, fare nuk ka ndryshu. Ato veç vijnë e bëjnë një rrotullojnë, një vizitë edhe nuk flasin fare me asnjë. Jo, jo më thanë me pyet popullin se si kaloni si i keni kushtet këta fare nuk i pyesin. Vetëm bëjnë një vizitë të shkurtër dhe ikin.

Refugjati tjetër: Në jetesën tonë nuk kanë ndryshu fare. Ne sikurse më parë ashtu vazhdon e njëjta gjë. Për neve nuk ka kurrgjë më tepër, as… as ndihma, as në ushqim. Shkarkohen kamiona boll po zbrasen këtu tek na, po na nuk i shofim me sy./tvklan.al






Të ngjashme