Vizitat e shqiptarëve për Vitin e Ri – (2 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Vizita për urime në raste festash, ditëlindjesh apo dasmash, janë bërë traditë e hershme në familjet tona, por vizita për urimin e Vitit të Ri ka një specifik tjetër më të gëzuar. Kështu ka nisur dita e sotme për këto familje, të cilat së bashku me fëmijët po shkojnë për t’i uruar Vitin e Ri vëllait të tyre. Gjatë gjithë fillimit të muajit Janar familjet tiranase vazhdojnë vizitat e ndërsjellta tek njëri-tjetri, për të uruar një vit të mbarë në familje dhe në punët e tyre./tvklan.al