Vjedhja e makinave (26 Korrik 1999)
Makinat vidhen në Tiranë dhe përfundojnë në tregun e zi në Shkodeë. Çdo ditë pothuajse në komunikatat e policisë njoftohet për vjedhje të makinave. Protagonistët e këtyre vjedhjeve filluan të mos kursejnë dhe makina të politikanëve apo të huajve, si dhe makinat e blindura.
Pas hetimeve që u bënë Policia ka konkluduar se makinat e vjedhura në Tiranë përfundojnë në Shkodër dhe shiten me çmim mjaft të ulët. Rasti më i fundit ishte zbulimi nga Policia i një rrjeti grabitësish të cilët vidhnin në Tiranë dhe më pas i dërgonin makinat për ti shitur në qytetin Verior./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj