![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2018/01/makina-e-vjedhur.jpg?fit=706%2C505&ssl=1)
Vjedhja e makinës në Korçë, 200 mijë lekë për këdo që ka informacion
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, në vijim të hetimeve lidhur me zbardhjen e ngjarjes që ndodhi të shtunën, ku nga persona ende të paidentifikuar në lagjen nr 3 Korçë, është vjedhur mjeti tip “Benz” me targa AA875II në pronësi të D.A, vendos në dispozicion shumën prej
200.000 lekë të reja
, për çdo person që mund të ketë informacion të saktë mbi vendodhjen e mjetit apo identitetin e personave.
Policia e Korçës iu bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe të telefonojnë në numrat: 0694134733 ose 0694112291, ndërsa siguron ruajtjen e anonimatit.
Ngjarja:
Dy persona ende të paidentifikuar i janë afruar mjetit tip “Benz” me targa AA 875 II, të ndaluar në rrugë në lagjen Nr 3, pranë vendit të quajtur “Depoja e ujit”. 25-vjeçari D.A, banues në Burimas ndodhej në makinën e tij së bashku me E.G, 23 vjeçe, banuese në Pojan.
Nga deklarimet e marra rezulton se njëri prej autorëve të ngjarjes, nën kërcënimin e një pistolete ka nxjerrë forcërisht nga mjeti drejtuesin e tij dhe më pas kanë marrë këtë të fundit duke u larguar me shpejtësi.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, si edhe kontrollet e shumta të zonës janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja të kalibrit 7.62mm
Në lidhje me këtë ngjarje, janë angazhuar forca të shumta policie të cilat po vijojnë me krehjen e zonës dhe po punojnë për gjetjen e mjetit, identifikimin e kapjen e autorëve./tvklan.al