Vjedhja e Thesarit, ministrja e Financave në Kosovë: Janë marrë mbi 2 mln €
Ministrja e Financave të Kosovës, Hykmete Bajrami, në një konference për mediat ka njoftuar se në Thesarin e Shtetit janë kryer 4 transaksione të jashtëligjshme dhe mbi 2 milionë Euro janë dërguar në llogarinë e një operatori ekonomik.
“Sot s’është lajmi i mirë, e keni parë në gazetë. Bëhet fjalë për 4 trasnsaksione të dyshimta, që kanë ndodhur nga llogaria e thesarit që është në kuadër të MF-së. 2 milionë euro kanë shkuar në llogari të një operatori ekononik”, ka thënë Bajrami.
Më tej ministrja u shpreh se autoritetet kanë reaguar dhe po hetojnë lidhur me rastin e dyshimte. Ndërkohë që Policia e Kosovës ka njoftuar më herët se ka arrestuar një person dhe 2 të tjerë i ka shpallur në kërkim./tvklan.al