Vjedhje energjie, arrestohet biznesmeni
Policia e Durrësit ka arrestuar sot Vangjel Spahiu 43 vjeç nga Durrësi, pasi gjatë një kontrolli në biznesin e tij, së bashku me Task Forcën e OSHEE-së, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Kjo lidhje ishte bërë në datë 6 Maj 2016 në mënyrë të paligjshme nga dy elektriçistët, Neki Elezi, 52 vjeç dhe Vladimir Lemi 58 vjeç, punonjës pranë OSHEE-së Durrës.
Sipas policisë, edhe nga këtyre personave ka nisur proçedimi penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale:”Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” në ngarkim të shtetasit Vangjel Spahiu dhe “Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të shtetasve Neki Elezi dhe Vladimir Lemi./tvklan.al