Vjedhjet e kryera nga gardistët e Gardës së Republikës (28 Gusht 1999)
Dy gardistë të Republikës protagonistë të një bandë për vjedhjen e dyqaneve në Tiranë. Lajmi i bujshëm është konfiguruar nga burime të Minisitrisë së Rendit Publik. Komisariati 1 ka arrestuar dje në mbrëmje rreth orës 23:00 për vjedhje të pronës private tre shtetas.
Nga hetimet rezultuan se dy prej tyre janë efektivë të Gardës së Republikës Elton Tusha 20 vjeç dhe Lulzim Rizvani 19 vjeç, ndërsa bashkëpunëtori i tretë është shtetasi Odeas Leka 15 vjeç. Të gjithë të ndaluarit janë me arsim 8 vjeçar. Arrestimi i tyre u bë Drejtori i Krimeve pranë këtij Komisariati. Ata i kanë kryer vjedhjet në bashkëpunim edhe me një shtetas të katërt i cili është larguar në drejtim të paditur.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin kjo bandë të rinjsh ka përvetësuar nga dyqanet private shumë paketa të llojeve të ndryshme, pije freskuese e alkoolike dhe parfumeri të shumëllojshme. Objektet e sekuestruara do të përdoren nga policia si prova materiale ndërkohë që për vjedhjet e këtyre subjekteve nuk ishte bërë asnjë denoncim.
Procesi i pritshëm ndaj të akuzuarve për vjedhjet e dyqaneve ka një veçori nga rastet e tjera. Nuk dihet se si do të hetohet kjo dosje që ndoshta pritet të ketë një fashikull, njëra për atë të veprës penale të vjedhjes së dyqaneve dhe tjetra për shkeljen e rregullave të shërbimit ushtarak./tvklan.al