Vjen nga Italia dhe ndihmon 2 fëmijët e braktisur nga prindërit


Vjen nga Italia dhe ndihmon 2 fëmijët e braktisur nga prindërit

21:33 06/01/2020

Një histori e trishtë vjen në “Stop”, bërë me dije nga drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Vëllazërimi” në Tiranë. Bëhet fjalë për dy të mitur, 10 dhe 12 vjeç, të cilët janë braktisur nga prindërit dhe jetojnë me gjyshërit.

Tërmeti i 26 Nëntorit ka dëmtuar shtëpinë e tyre, që është cilësuar e pabanueshme. Zeqine Abazaj, gjyshja e fëmijëve tregon se e bija, pas divorcit i ka braktisur fëmijët, ndërsa ajo i mori në shtëpinë e saj pas tërmetit.

“Më ka rënë një hall i madh. Vajza më ka lënë dy fëmijët, ka 3 vjet, njëri 12, njëri 10 vjeç. Janë në shkollën Vëllazërimi, njëri në klasë të 5-të, tjetri në të 6-n. Ra tërmeti dhe shtëpia doli e pabanueshme”.

“Unë i kam marrë dhe i kam çuar tek shtëpia ime. Kërkoj nga Stop-i që të na ndihmojë, vetëm një ndihmë për fëmijët. Sa të ketë mundësi Stop-i.”

Gazetarja e “Stop” çoi në këtë familje ndihma nga 4 shoqata suedeze, ndërsa Besmir Pjetërnikaj i dha një shumë parash.

Zoti Pjetërnikaj i ardhur enkas nga Italia, ishte edhe në Egi Center, ku ndihmoi financiarisht dy familje, familjen Muçaj dhe familjen Visha./tvklan.al






Të ngjashme