Vjeshta nuk tremb pushuesit


Vjeshta nuk tremb pushuesit

15:00 04/09/2018

Vapa iku me Gushtin, por pushimet në Shtator kanë të tjera benefite. Det i pastër, diell jo agresiv dhe qetësi. Në Shëngjin plazhet janë plot me turistë, duke kthyer verën dhe vjeshtën në një sezon të vetëm.

Nga Kosova, të huaj, e vendas nuk janë aspak të shqetësuar për temperaturat që vijnë në ulje dhe nga reshjet e shiut që i surprizojnë herë pas here.

Gjithçka varet nga moti,  i cili duket se nuk do të zhgënjej pushuesit të paktën deri në mesin e muajit, por me pak apo me shumë diell, në Shëngjin sezoni duket se do të vijojë edhe në shtatorin e artë.

Tv Klan






Të ngjashme