Vjeshtë me veshje lëkure
Jo vetëm në çanta dhe këpucë, por edhe në veshje. Lëkura ka disa vite që është praktikuar në pantallona dhe xhaketa, por këtë vit stilistët sugjerojnë edhe pardesytë e lëkurës, minifundet dhe pantallonat ekstravagante.
Vjeshta vështirë të sfidohet me ngjyrat, por për 2018 dhe 2019 mos nguroni të përdorni ngjyra të forta, të cilat kombinuar me lëkurë ju jep një pamje krejtësisht rrok.
Për disa do të ishte e tepruar, por lëkura me shkëlqim nuk është vetëm për të guximshmit. Mund ta vishni apo kombinoni me materiale të buta, si kashmiri apo edhe me të ngrohta si leshi.
Por ka hapësirë edhe për klasikët, ku ngjyrat e bezhës, nude dhe pastel të krijojnë një pamje shik dhe më pak agresive.
Tv Klan