Vjollca fëmija e adoptuar në amerikë – (10 Prill 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Kjo është Vjollca e cila që prej një viti është birësuar nga një vajzë amerikane. Një vit më parë ajo ishte kështu, çalonte dhe ecte me paterica. Jetonte në shtëpinë e fëmijës në Durrës dhe ishte fëmijë jashtë martese. Nëna e kishte braktisur si fëmijë me probleme. Për tre vjet rresht dokumentat e Vjollcës të vogël prisnin në komitetin e birësimit për adoptim. Tani ajo jeton në Amerikë, ku nëna që e ka birësuar pas disa operacioneve e ka bërë atë të ecë.
Tani ajo ka këtë këmbë plastike që mund ta manovrojë si të dojë. Për 1500 dollarë Vjollca është birësuar nga komiteti i birësimit ku vitin tjetër do të jetë shtetase amerikane. Emrin tanie ka Ana dhe sytë e saj trgojnë lumturi. Operacioni i cili ka kushtuar mijra dollarë i ka kthyer asaj jetën./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti