Vjosa Osmani infektohet me Covid
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin ajo e ka dhënë vetë Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv”, ka njoftuar ajo përmes rrjetit social Facebook.
Në dy javët e ardhshme, kryetarja e Kuvendit të Kosovës është shprehur se do të punojë nga shtëpia.
“Duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike”.
Osmani bën thirrje për kujdes, ndërkohë që uron të gjithë ata që janë të sëmurë shërim të shpejtë./tvklan.al