Vjosa Osmani shpërndan Parlamentin, zgjedhjet në Kosovë më 14 Shkurt
Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani ka shpërndarë Parlamentin pas rrëzimit të Qeverisë Hoti.
Përmes një dekreti, ajo ka caktuar 14 Shkurtin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.
“Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ushtruesja e detyrës së Presidentes po ashtu ka nxjerrë Dekret për shpërndarjen e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.
Qeveria Hoti u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës pasi një prej deputetëve që kishte votuar për qeverinë, ka qenë i dënuar. /tvklan.al