Vlahutin: Lufta kundër kanabisit vendimtare për hapjen e negociatave me BE


Vlahutin: Lufta kundër kanabisit vendimtare për hapjen e negociatave me BE

14:12 04/09/2017

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, tha se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Për hapjen e negociatave muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë. Është e qartë se çfarë duhet të bëhet sa u përket 5 prioriteteve, por në mënyrë të veçantë me të gjithë aspektet e sundimit të ligjit, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë çrrënjosjen e kultivimit dhe tregtisë së kanabisit.

Vlahutin, gjatë një fjalimi mbajtur në Shkollën Verore Europiane 2017, nënvizoi se Shqipëria po kalon një periudhë tranzicioni institucional. “

Ne po presim me padurim për mbledhjen e Parlamentit dhe të nisim punën me qeverinë e re”

.  

Vlahutin tha se kishte disa paqartësi lidhur me ndryshimet që do të kryhen në mekanizmat koordinuese për integrimin europian dhe në ditët në vazhdim do të ketë disa takime për të kuptuar dhe për të rënë dakord për organizimin dhe koordinimin e agjendës Europiane.

/tvklan.al






Të ngjashme