Vlashent Sata sjell “Hana”


Vlashent Sata sjell “Hana”

12:18 20/05/2016

Pak ditë para se albumi i tij i parë të dalë në Francë, me një koncert në “Le Palace” skena ku kanë interpretuar Micheal Jackons, Sting, Stevie Wonder apo Madona, Vlashent Sata e sjell atë në Tiranë.

Titullohet “Hana” dhe përmban 12 këngë, që në thelb janë 12 rrëfime që nisin nga fëmijëria dhe ndalen te e sotmja e artistit, si pedagog i pianos në disa konservatore të Evry dhe Parisit.

Këngët dhe kompozimet e para nisi t’i shkruajë që kur mësoi kitarën në mënyrë autodidakte.

Në Liceun Artistik “Jordan Misja” i përkushtohet pianos, studimet e larta për të cilën i vazhdoi në Francë.

Studenti i shkëlqyer i profesorëve të mëdhenj të pianos si Denis Pascal dhe Romano Pallittini, Vlashent Sata, i përket shqiptareve, artistë të suksesshëm në Evropë.

Ngjyrën e veçantë të zërit, tingullin e zgjedhur të muzikës dhe thjeshtësinë e poezisë së Vlashent Satës do të vijnë në mbrëmjet e 25 dhe 26 Majit në Teatrin e Metropolit.

Tv Klan






Të ngjashme