
Vlerat ushqyese të kungullit (Video)
Në dietën tonë ushqimore, perimet zenë një vend shumë të rëndësishëm. E kur vjen puna tek ato të stinës, gjithnjë duhet t’i kemi në tryezat tona.
Një prej perimeve të kësaj stine është edhe kungulli. Ai është i pasur me vitamina e minerale dhe përfshin një gamë të gjerë në gatime si sallatat, ëmbëlsirat, byrekut me kungull madje-madje mund të jetë një zëvendësues shumë i mirë dhe i gjalpit.
Për të folur lidhur me vlerat e kungullit ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, dietologia Enkelejda Ferrollari.
https://youtu.be/Uni2so8amgM?t=48s
“Kungulli ka pak kalori, është një hidratues shumë i mirë dhe të gjithë ata që kanë probleme me hipertensionin kungulli i ndihmon të krijojnë ekuilibër. Ka magnez e kalium dhe ndikon në ruajtjen nga obeziteti. Njihet si kontribuesi kryesor i ngjyrës portokalli dhe që konvertohet në vitamin A në trup. Ai rritet pothuajse në të gjitha zonat e vendit.
Është i pasur me beta-karoten dhe kjo mbron nga
astma
, sëmundjet e zemrës, uljen e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë dhe ngadalëson plakjen.
Kungulli është i këshillueshëm të konsumohet nga të gjithë, por sidomos për ata që vuajnë nga disa sëmundje si: fertiliteti, shëndeti i syve apo metabolizëm i ngadaltë.
Edhe farat e kungullit janë të ushqyeshme dhe të këshillueshme”
tha dietologia.
/tvklan.al