Vllaznia arrin fitoren e parë në Ligën Ballkanike
Triumfon në derbin shqiptar me Rahovecin
Vllaznia shënoi fitoren e parë historike në Ligën Ballkanike të basketbollit për meshkuj. Skuadra shkodrane triumfoi me rezultatin 73-68 në derbin shqiptar me Rahovecin të mërkurën, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Vllaznia kaloi në avantazh që në çerekun e parë, duke e ruajtur deri në fund të takimit. Mbështetja e tifozerisë luajti rol të rëndësishëm për shkodranët.
Për skuadrën nga Kosova ishte humbja e radhës në këtë turne. Amerikani Colin Voss me 24 pikë të realizuara ishte më rezultativ për Vllazninë, që është në vendin e katërt pas 3 takimesh të zhvilluara.
Ndeshja e radhës për skuadrën shkodrane do të jetë ndaj Academic Bultex më 4 Dhjetor në Plovdiv.
Tv Klan