Vllaznia B nuk paguhet


Vllaznia B nuk paguhet

15:40 01/05/2018

Asnjë pagë prej gati 1 viti. Futbollistët e Vllaznisë B nuk kanë duruar më, duke bojkotuar stërvitjen e së martës. Ata u paraqitën në fushën “Reshit Rusi”, por për të protestuar madje duke kërcënuar edhe për bojkot të takimit me Tërbunin të shtunën, që është tepër i rëndësishëm për mbijetesën në Kategorinë e Parë.

“Kemi menduar gjatë të gjithë javës dhe vendosëm të mos dalim sot në stërvitje. Kemi biseduar me njëri-tjetrin dhe paralajmërojmë edhe bojkotimin e ndeshjes, nëse nuk jepet një zgjidhje e shpejtë”. 

Futbollistët thonë se nuk po gjejnë zgjidhje, madje lëvizjet për ndeshjet jashtë i kanë paguar vetë.

“Kemi biseduar me administratorin Astrit Gjyrezi, na ka thënë që nuk ka fonde. Jemi si jetimë në këtë ekip dhe kemi shkuar kudo me shpenzimet tona”.

Vllaznia B është i vetmi ekip i dytë i një klubi që merr pjesë në Kategorinë e Parë. Klubi shkodran nuk ka reaguar ende zyrtarisht ndaj këtyre akuzave.

Tv Klan






Të ngjashme