Vllaznia “blindon” mbrojtjen me dy blerjet e reja


Vllaznia “blindon” mbrojtjen me dy blerjet e reja

23:42 10/01/2018

Vllaznia është kompletuar në mbrojtje. Shkodranët zyrtarizuan të mërkurën Renato Malotën dhe Ergis Mersinin. Të dy firmosën deri në fund të sezonit me opsion zgjatje të kontratës.

Malota ishte pjesë e Partizanit, ndërsa Mersini te Luftëtari në pjesën parë të kampionatit. Para disa ditësh te Vllaznia u afrua edhe mbrojtësi Sedat Berisha.

Te kuqeblutë është rikthyer edhe sulmuesi Xhevahir Sukaj. Skuadra e Ernest Gjokës po përgatitet në Ulqin.

Tv Klan






Të ngjashme