Vllaznia e femrave triumfon në Europë
Mund pas penalltive Gaziantep në Ligën e Kampioneve
Vllaznia u kualifikua në turin e dytë të Ligës së Kampionëve për femra.
Skuadra shkodrane triumfoi pas penalltive përballë ekipit turk të Gaziantep në takimin e luajtur të martën në Loro Boriçi.
Përballja ishte emocionuese pasi loja e rregullt dhe pjesët shtesë përfunduan në barazim 3 – 3, ndërsa te Vllaznia u shtrënguan të luanin shumë minuta me 10 lojtare për shkak të një kartoni të kuq.
Te goditjet e penalltive vajzat shkodrane u treguan më të sakta, duke kaluar në turin pasardhës shorti i të cilit do të hidhet të premten.
Tv Klan