Vllaznia kërkon fitoren ndaj Laçit
Brdaric: Jemi plot energji, e dimë çfarë duhet të bëjmë
Në krye të renditjes dhe 10 pikë të shkëputur nga rivali i radhës, shkodranët do të synojnë fitoren. Te Vllaznia janë të motivuar të marrin maksimumin me Laçin të premten në “Loro Boriçi”, sipas trajnerit Thomas Brdaric.
“Jemi plot energji. Jemi të përgatitur të japim maksimumin kundër Laçit. Do të jetë një ndeshje e fortë. E dimë se çfarë duhet të bëjmë për të fituar ndeshjen”.
Laçi e fitoi takimin e fazës së parë me rezultatin 1 – 0, që përkon edhe me humbjen e fundit të Vllaznisë në kampionat. Skuadra kurbinase dhe ajo shkodrane kanë marrë më shumë pikë gjatë 2021.
Java e 18 do të mbyllë fazën e dytë. Ndeshjet do të zhvillohen për 3 ditë.
Tv Klan