Vllaznia kërkon të shmangë “play-out”


Vllaznia kërkon të shmangë “play-out”

19:00 23/07/2020

Teuta luan në Vlorë për Europën

Vllaznia do të shmangë play out dhe synon fitore me Partizanin. Ndërkohë, Teuta do të luajë në javën e parafundit me Flamurtarin në Vlorë duke synuar fitoren për të siguruar Europën nga kampionati.

Vllaznia po lufton të mos rikthehet në Kategorinë e Parë. Shkodranët rrezikojnë playout dhe ndeshja me Partizanin që do të luhet të premten në Tiranë do të jetë tepër e rëndësishme.

Trajneri i Vllaznisë, Hysen Dedja thotë se lojtarët janë të motivuar për të mos rënë nga kategoria.

“Motivi jonë është më i madh se i Tiranës që u shpall kampion, pasi nuk është mësuar me këto vende nuk është mësuar të luajë për mbijetesë”.

Te Teuta luajnë për Europën. Durrsakët do të luajnë në fushën e Flamurtarit. Edi Martini thotë se e duan Europën nga kampionati që të zhvillojnë finalen e Kupës së Shqipërisë më të qetë.

“Është ndeshje e rëndësishme për ne, pasi duhet të sigurojmë kupat e Europës, objektivi jonë. Duke fituar këtë ndeshje mund të jemi edhe më të qetë në finale me Tiranën”.

Superliga do të zhvillojë të premten ndeshjet e javës së parafundit.

Tv Klan






Të ngjashme