Vllaznia kthehet nga Ulqini
Faza përgatitore e Ulqinit i ka shërbyer Ernest Gjokës që skuadra e tij Vllaznia të rritet nga ana taktike dhe teknike. Trajneri i shkodranëve e cilëson një fazë të ngarkuar nga ana fizike, por tha se ditët në Mal të Zi i kanë shërbyer.
Mungesa e ndeshjeve miqësore që shërbejnë për të kolauduar ekipin, për teknikun duket e kalueshme lehtësisht. Madje ai shpreson që skuadra të dalë shpejt nga situata ku ndodhet në Superligë.
Vllaznia është në një pozicion rënieje nga kategoria, gjendet në vendin e parafundit në renditje me 15 pikë.
Tv Klan