Vllaznia merr vendin e parë në Superligë
Vllaznia rimori vendin e parë të renditjes. Në “Loro Boriçi” shkodranët fituan 1-0 me Bylisin. Në minutat e para të pjesës së dytë goli u shënua nga mbrojtësi tiranas Eni Imami.
Vllaznia parakaloi kështu partizanin dhe tashmë ka 13 pikë, 2 më shumë se të kuqtë që barazuan 0-0 në derbi me Tiranën një ditë më parë.
Në Korçë Skënderbeu u surprizua nga Laçi në fund të takimit. Skuadra vendase kaloi në avantazh në minutën e 71 me Maran.
Kurbinasit nuk e pranuan këtë rezultat duke këmbëngulur deri në fund. Barazimi u arrit 3 minuta pas përfundimit të kohës së rregullt nga sulmuesi Harmon.
Tv Klan