Vllaznia mposht Luftëtarin
Vllaznia fitoi me Luftëtarin në një takim të rëndësishëm për rënditjen. Skuadra e Ernest Gjokës ushtroi presing që në minutat e para dhe Vllaznia e mori atë që kërkonte.
Gol në minutën e 8 për Vllazninë, por që ka si autor mesfushorin e Luftëtarit, Ramadani, i cili tentoi të largojë topin që përfundoi në rrjetë. Sfida u luajt nën reshje të dendura shiu në Loro Boriçi.
Në përfundim të pjesës së parë Devi Bregu shënon një supergol me goditje dënimi.
Por në fund të takimit Gilman Lika i dha fitoren skuadrës së tij.
Ndërkaq Kamza fitoi po me rezultatin 2-1 me Lushnjën e vendit të fundit.
/Tv Klan