Vllaznia mund edhe Partizanin


Vllaznia mund edhe Partizanin

22:59 13/12/2020

Kukësi dhe Tirana vijojnë me fitore

Vllaznia mundi edhe Partizanin. Shkodranët po shkëlqejnë në çdo javë të Superligës. Në “Loro Borici” u shënua vetëm një gol. Autori është Haris Dilaver, futbollisti boshnjak i Vllaznisë që i dha fitoren kësaj skuadre në minutën e 86’. Vllaznia mban vendin e parë të rënditjes.

Ndjek Kukësi që në Korçë fitoi 3-1 me Skënderbeun duke regjistruar fitoren e 5 radhazi në kampionat.

Tirana mori fitoren e dytë radhazi. Bardheblutë fituan 3-0 ndaj Apolonisë së vendit të fundit.

Pas një pjese të parë pa giola me fillimin e së dytës, rezultati u zhbllokua nga Ismailgeci.

Batha shënoi golin e dytë ndërsa në minutat e fundit Muçi vendosi rezultatin e pastër 3-0 për Tiranën që tashmë ka 12 pikë në renditje.

Për javën e 8 të Superligës Bylisi fitoi 2-1 me Kastriotin, ndërsa Teuta barazoi 1-1 me Laçin.

Tv Klan






Të ngjashme