Vllaznia përgatitet në Ulqin për mbijetesën
Vllaznia është stërvitur në Ulqin këto ditë për të shmangur presionin te lojtarët para ndeshjes së mbijetesës me Tiranën. Trajneri Armando Cungu po e përgatit këtë sfidë me shumë mungesa te titullarët, për shkak kartonësh, dëmtimesh dhe largimesh. Ai ka afruar lojtarë nga ekipi B dhe ai i të rinjve, të cilët janë shkodranë. Administratori i Klubit, Astrit Gjyrezi mendon se është një plus për skuadrën.
Klubi i Futbollit Vllaznia pret që të mbështetet nga tifozë të shumtë, pasi do të jenë falas të gjitha tribunat. Hyrja e tifozëve do të nisë 2 orë para sfidës për të shmangur çdo problem, ndërsa prej orës 14:00 nuk do të lejohet parkimi në disa rrugë përreth stadiumit “Loro Boriçi” dhe do të mbyllen shërbimet. Ndeshja Vllaznia – Tirana do të luhet të shtunën në orën 17:00 dhe mund të vendosë se cili ekip do të zbresë një kategori më poshtë.
/TV KLAN