
Vllaznia përgatitet për Partizanin
Përgatitje intensive të shkodranëve, aq sa traineri Armando Cungu është përfshirë në mënyrë aktive në stërvitje duke u shpjeguar futbollistëve idetë e tij për lojën për të mos i lënë asgjë rastësisë. Vllaznia do të zbresë në fushë me formacion të plotë pas rikthimit të 4 të dëmtuarve.
Shkodranët e dinë se nuk do të jetë e lehtë dhe do t’i japin rëndësi çdo episodi të ndeshjes.
Çdo ndeshje futbolli në Shkodër përjetohet si festë dhe kur bëhet fjalë se do të luhet në “Loro Boriçi”, atmosfera me ultrasit e të dy kampeve pritet të jetë inkandeshente.
Në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 11 të kampionatit Vllaznia do të luajë për tre pikëshin.
Në takimet e tjera të javës, Skënderbeu pret Korabin, Tirana luan kundër Laçit, Luftërari përballet me Flamurtarin dhe Teuta me Kukësin.
Tv Klan