
Vllaznisë i duhen 3 pikë, Luftëtari pranon barazimin
Humbja me rivalin direkt, Teutën dhe zbritja në zonën e ftohtë e bën të domosdoshme fitoren e radhës. Vllaznia do të presë Luftëtarin në një sfidë delikate. Trajneri Ernest Gjoka duhet të shpëtojë Vllazninë sa më shpejt.
“Llogaritë janë tashmë evidente. Duhet të bëjmë maksimumin për të fituar. Nuk është e lehtë bazuar te kundërshtari apo cilësitë që ata kanë. Por, nuk kemi asnjë rrugë tjetër përveç tre pikëve. Luftëtari ka shumë cilësi, sidomos në sulm. Por, nëse i kontrollojmë mirë dhe me dëshirë mund ta kalojmë këtë ndeshje.”
I ndërgjegjshëm për atmosferën që e pret në Shkodër si brenda dhe jashtë fushës së blertë, trajneri i gjirokastritëve Hasan Lika pajtohet edhe me barazimin.
“Në futemi për fitore, por edhe barazimi rëndësi ka të mos humbim”.
Takimi tjetër i së shtunës i vlefshëm për javën e 30 të Superligës, është Kamza – Lushnja.
Tv Klan