Vlonjatët letër deputetëve të Vlorës – (10 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Elaktorati i majtë vlonjat që mbështeti tre vjet më parë në revoltat e vitit 1997, socialistët dhe aleatët e tyre, i është drejtuar me disa kërkesa deputetëve të këtij rrethi Skënder Gjinushi, Arben Malaj, Sabit Brokaj, Eduard Alushi, Vladimir Fejzo e Luiza Hoxha. Vlora ende vuan nga papunësia, trafiqet e klandestinëve e drogës dhe mungesa e investimeve.
Në një letër që mban firmën e prefektit të Vlorës, Tare Hamo, Komisteti Kombëtar i Mbrojtjes të Interesave të Popullit, fton 6 deputetët e Vlorës në një takim për të dhënë shpjegime për këto çështje. Ku qëndron pengesa për vënien para drejtësisë të shkaktarëve të tragjedisë të vitit 1997?
Gjithashtu vlonjatët kërkojnë nga deputetët e tyre, prononcimin publik para qytetarëve për problemin e fajdeve dhe për kryerjen e reformës administrative nëpër ministri dhe largimin e të korruptuarve pjestarë të administratës famëkeqe të Berishës. Dy javë më parë Vlorën e vizituan kryeministri Meta, kryesocilisti Nano, ministrat Rama, Muçi, ndërsa të dielën në sheshin e Flamurit do të zbres kryetari i PD Sali Berisha./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame