Vlora një ditë para vizitës së Berishës – (14 Maj 2000)


Vlora një ditë para vizitës së Berishës – (14 Maj 2000)

14:29 14/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Vlora, rrugët dhe sheshet e saj kanë qenë dje më të qeta se Tirana dhe qytete të tjera të Shqipërisë rreth mitingut dhe vizitës së Sali Berishës atje. Njerëzit pothuajse indiferent kanë vazhduar jetën e zakonshme pa përfillur tensionet politike përreth. Kundërshtarët e Berishës, kryesisht përfaqësues të shoqatës Otranto kanë dalë dje në sheshin e Flamurit për të kundërshtuar vizitën e kryetarit të PD.

Ndërkohë që grupet e njerëzve nuk kanë munguar as përpara selisë së PD. Por keto momente dhe deklaratat e nxehta janë shumë pak për të treguar atë që ndodh realisht në Vlorën me 100 mijë banorë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme