Vlorë, aksion antidroge (30 Korrik 1999)


Vlorë, aksion antidroge (30 Korrik 1999)

12:04 30/07/1999

Kanabis sativa, bima vrasëse, përveç mbjelljes në Vlorë ka gjetur vend dhe për shndërrimin dhe përdorim të gatshëm nëpërmjet minifabrikave ilegale.

Zyra Rajonale kundër drogës në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Vlorës përveç vendndodhjes së bimëve të mbjellura ka identifikuar dhe vendet ku tregtohet drogë dhe brenda në qytet, ku përveç përdoruesve një sasi e madhe dërgohet dhe në Itali.

14 shtetas nga qyteti i Vlorës por dhe fshatrat rreth saj janë kapur dje në flagrancë nga antidroga dhe Policia ndërkohë që tregtonin apo mbanin kanabis apo drogë të pastër në xhepat e tyre./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme