Vlorë/ Aksion antikanabis me helikopter, zbulohen parcela
Disa parcela me kanabis janë zbuluar gjatë aksionit antikanbis që Policia e Shtetit ka nisur prej dy ditësh në zonat e thella të Vlorës. Në këtë aksion është futur edhe helikopteri i Policisë, prej të cilit janë fotografuar parcela te dyshuara me kanabis sativa.
Aksioni po zhvillohet në lumin e Vlorës, në fshatrat Laparadha, Gjorm, Kuç, Treblovë. Forcat e policisë sot që në orët e para të mëngjesit kanë shkuar te pracelat për asgjësimin e bimëve narkotike.
Gjithashtu në fund të operacionit pritet që Policia e Shtetit të dalë me një deklaratë për shtyp. /abcnews.al