Vlorë, fillon normalisht procesi i votimit – (1 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Procesi i votimit në bashkinë e Vlorës është në rrjedhën normale. Problemet e fillimit për ndonjë qendër votimi, ku përfaqësuesit e Partisë Republikane, nuk njiheshin nga ata të PD, tashmë janë kapërcyer. Po ashtu dhe një problem teknik në qendrën e votimit numër 35, është zgjidhur. Në Bashkinë e Vlorës janë gjithsej 84 qendra votimi, ku do të votojnë 60890 zgjedhës. Për kreun e kësaj bashkie, konkurrojnë 10 kandidatë.
Nga ana e policisë janë marrë masa të rrepta që procesi të zhvillohet normalisht. Kjo reflektohet edhe në situatën e qetë në të gjitha qendrat e votimit. Deri në këtë orë pjesëmarrja është relativisht e ulët, gjë që pritet të ndryshojë në orët e ardhshme./tvklan.al