Vlorë, gjendet një kafkë e dekompozuar pranë varrezave të Kaninës
Policia e Vlorës ka gjetur një kafkë të dekompozuar njeriu pranë varrezave të fshatit pas Kalasë Kaninë.
Policia tha se nga këqyrja që i është bërë këtij skeleti, nuk është konstatuar asnjë shenjë dhunë apo dëmtim tjetër.
Kafka është dërguar në morgun e qytetit të Vlorës dhe i është venë në dispozicion mjekut ligjor me qëllim dërgimin e saj drejt Mjekësisë Ligjore Tiranë./tvklan.al