Vlorë/ Humb ndjenjat në klasë, vdes rrugës për në spital 18- vjeçarja
Një nxënëse 18- vjeçare ka ndërruar jetë, pasi ka humbur ndjenja gjatë orës së mësimit. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës.
Burime policiore thonë për tvklan.al, se bëhet fjalë për Gerta Kasën, e cila vuante nga epilepsia.
Adoleshentja mësohet se ka ndërruar jetë rrugës teksa po transportohej për në spital. Ndërkohë policia ka nisur hetimet. /tvklan.al