Vlorë, kapen klandestinët – (28 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Superaksioni i Policisë Vlonjate dhe Guardia di Finanza. Sot në mëngjes janë ndaluar në mes të detit 12 skafe me klandëstinë që ishin nisur drejt brigjeve të Italisë. Sipas policisë vlonjate gjeografia e këtij aksioni ka përfshirë zonën nga ish-Uzina e Sodës deri në Orikum.
Gjithashtu policia vlonjate përveç klandestinëve të kapur mbi skafe ka shoqëruar në polici dhe dhjetra të tjerë kryesisht nga veriu, që prisnin radhën të kalonin detin. Aksioni i Policisë së Vlorës në bashkëpunim me Guardia di Finanzan italiane, ka kontrolluar gjithë hapësirën ujoe të gjirit të Vlorës duke bërë të mundur ndalimin e 12 skafeve dhe më pas sekuestrimit të tyre.
Vetëm pesë ditë më parë policia ka zbuluar dy baza për prodhimin dhe riparimin e mjeteve lundruese ku u gjetën shtatë skelete skafesh. Sipas drejtorit të policisë së Vlorës Besnik Bregu aksionet për parandalimin e klandestinëve mbi skafe do të vazhdoj dhe në të ardhmen./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame