Vlorë kapen klandestinët e huaj (24 tetor 1998)
44 shtetas të huaj që synonin kalimin klandestin për në Itali janë ndaluar të dielën pasdite nga forcat e policisë të rrethit të Vlorës në vendin e quajtur “Pylli i Sodës”. Nga të ndaluarit 31 prej tyre janë kurdë, iranianë dhe pakistanezë. Të gjithë këta persona kanë hyrë në Shqipëri nga kufiri grek ku dhe janë sistemuar në qytetin e Vlorës për tu arratisur me skafe. Ata janë diktuar gjatë lundrimit dhe janë detyruar nga policia italiane të kthehen pas.
Pamje deti, skafi i Guardia di Finanza./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti