Vlorë/ Maskat grabisin dyqanin e celularëve, kërcënojnë punonjëset


Vlorë/ Maskat grabisin dyqanin e celularëve, kërcënojnë punonjëset

23:31 21/11/2018

Tre persona kanë grabitur dyqanin e një kompanie celulare në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës dhe sipas ABCNews, autorët kanë qenë të armatosur dhe të maskuar.

Ata kërcënuan punonjëset e biznesit ku dhe kanë marrë telefona celularë dhe para. Më pas ata janë arratisur në drejtim të paditur.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të grabitjes. Ndërkohë grupi hetimor do të marrë pamjet e kamerave të sigurisë të dyqanit apo të bizneseve aty pranë për të identifikuar autorët.

/tvklan.al






Të ngjashme