Vlorë mbyten dy klandestinë – (28 Shkurt 2000)


Vlorë mbyten dy klandestinë – (28 Shkurt 2000)

20:04 28/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Shumë gomone, klandestinë dhe viktima janë shënuar mbrëm në brigjet e Adriatikut. Dy persona mësohet se kanë humbur jetën pasi kanë rënë në ujë. Deti me forcë 3-4 ballë nuk e ka lënë gomonen të kaloj pa probleme. Dy viktimat edhe pse janë rihipur në bord nga klandestinët e tjerë kanë vdekur në spitalin e Vlorës dhe një i tretë vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Rreth orës 2 e 30 të mëngjesit të sotëm pas kërkimesh në vendin e incidentit ëstë gjetur nga policia shqiptare vetëm një çantë me rroba dhe një palë këpucë sportive. Por me gjithë motin e keq një tjetër gomone ka tentuar të kaloj Adriatikun disa orë më pas, por është bllokuar nga rojet detare. Shtimi i intesitetit të trafikut klandestinë ku për dy netë janë zbrapsur 350 vetë, ka forcuar dhe masat e sigurisë në brigjet italiane./tvklan.al

Gazetar – Eduard Frangaj







Të ngjashme