Vlorë, përurohet impianti i ujërave të zeza


Vlorë, përurohet impianti i ujërave të zeza

23:04 08/07/2018

Impianti për përpunimin e ujërave të zeza në Vlorë ka nisur nga puna këtë të diel. Për kryeministrin Edi Rama investimi është një nga më të rëndësishmit për këtë zonë, por jo i fundit.

Sipas kryeministrit, një tjetër problem që do të marrë zgjidhje në Vlorë është zhdukja e fushës së plehrave të qytetit.

Rama u ndal dhe tek ndërtimi i Aeroportit të Vlorës. Sipas tij vetëm emrin do të ketë të tillë, pasi do të shërbejë për gjithë Jugun e vendit dhe do të garantojë fluks të madh udhëtarësh drejt Greqisë dhe Italisë.

E pranishme në inaugurim ishte dhe Romana Valhutin, Ambasadore e Bashkimit Europian, që është edhe financuesi i këtij projekti prej 15 milionë eurosh.

Tv Klan






Të ngjashme