Vlorë, Prokuroria dërgon për gjykim dy ish-zyrtarë të ALUIZNI-t
Vlorë, Prokuroria dërgon për gjykim dy ish-zyrtarë të ALUIZNI-t
Shpërndaje
15:54 28/03/2014Prokuroria dërgoi për gjykim dy ish-drejtues të zyrës së ALUIZNI –t në Vlorë. Roland Tafilaj dhe ish-përgjegjësi i sektorit të Urbanistikës dhe Legalizimit, Besnik Zërra akuzohen nga prokuroria se kanë legalizuar në kundërshtim me ligjin, në favor të disa shtetasve, hapësira publike në zonën e njohur “Tre Racat” në këtë qytet.Në vendin ku ndodhen këto objekte ndërtimi të legalizuara, nuk lejohet kryerja e ndërtimeve, pasi sipërfaqja e pasurive në fjalë është parashikuar si zonë e gjelbër, që do të thotë se në këtë zone nuk mundet që të bëhen ndërtime.