Vlorë, sekuestrohen 2 tonë kanabis, 1 i arrestuar


Vlorë, sekuestrohen 2 tonë kanabis, 1 i arrestuar

13:46 06/04/2014 KanabisPolicia e Vlorës ka sekuestruar ditën e sotme një sasi prej 2 tonë drogë e llojit kanabis sativa, si dhe ka arrestuar një person.

Burime të policisë së Vlorës, informojnë se operacioni antidrogë në zonën e Hidrovorit po vijon ende në bashkëpunim me efektivët e Delta Force,  për kapjen e 5 personave të tjerë, bashkëpunëtorë të trafikut të drogës.

Mësohet se gjatë operacionit është bllokuar një makinë tip Fuoristradë dhe një zetor, që shërbente për transportimin e lëndës narkotike.

tvklan.al/ M.S





Të ngjashme