09:30 15/05/2014Një sasi prej dy ton drogë është sekuestruar mëngjesin e sotëm në Vlorë. Policia bregdetare njofton se operacion “Restart” çoi në pranga shtetasit, Armando Kuci dhe Julian Byzyka nga Fieri.Sasi e drogës po transportohej me një furgon tip Benz Mecedez, nderkohë që policia ka ndaluar edhe një automjet tip Fiat Punto që shoqëronte lendën narkotike.Droga e llojit marijuanë dyshohet se ishte marrë në Lazarat dhe po transportohej drejt Vlorës me qëllim kalimin me mjete lundruese drejt brigjeve italiane.Policia dyshon për të tjerë persona që mund të jenë përfshirë në këtë trafik.tvklan.al