Emri/ Tritol makinës së djalit të një biznesmeni të njohur
Makina e djalit të një biznesmeni të njohur ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të hënë në qytetin e Vlorës.
Fuoristradë tip Jeep me targa AA 298 SL, e cila drejtohej nga 25-vjeçar, Inez Hajrulla ka shpërthyer në lagjen ”Hajro Çakërri”, tek Bishti i Kalldrëmit dhe dyshohet se shkak ka qenë vendosja e një sasie tritoli.
Sipas ABC mësohet se drejtuesi i automjetit është transportuar për në spital dhe është në gjendje të rëndë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të mësuar dhe shakun e shpërthimit./
tvklan.al